Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, sonte është incizuar në një festë në një restorant në afërsi të Budvas.
Në videon e publikuar në disa media të Malit të Zi, dëgjohet se në festë po këndohen këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës.
Abazoviq aty shihet në shoqërinë e kryetarit të Komunës së Budvës, Marko Careviq, një prifti të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe anëtarë të vëllazërive ortodokse.Në videot e publikuara, shihet një atmosferë festive e ku publiku këndon këngën e njohur nacionaliste serbe që ndër tjera thuhet “Le të valojë flamuri serb nga Prizreni deri në Rusi”.
Shumica e të pranishmëve shihen me tre gishta të ngritur, simbol nacionalist serb, po ashtu.
Në mesin e të pranshmëve, siç shihet në video, janë edhe anëtarë të vëllazërive ortodokse “Shtylla” dhe “Ujqërit e natës”.
Disa prej tyre njihen për lidhjet e tyre të ngushta me Rusinë. Në fakt, kur bëhet fjalë për “Ujqërit e natës”, mbrojtësi i organizatës së tyre të origjinës ruse është presidenti rus Vladimir Putin.
Mes të mbledhurve është edhe deputeti i Frontit Demokratik Milo Bozoviq.Nuk dihet se me çfarë rasti është organizuar kjo festë.Kujtojmë se Abazoviq njihet si kandidati kryesor për kryeministër./Botapress.info/