Greva e përgjithshme e thirrur nga BSPK-ja dhe të cilës i është bashkuar edhe SBASHK-u, ka bërë që nxënësit t’i gjejë një shtatori në shtëpi.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se nxënësit nuk kanë pse të vijnë në shkollë më 1 shtator, pasi është grevë.
“Grevën nuk po e bëjnë individët, por është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit”, tha ai.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që më 1 shtator të fillojë mësimi. Ajo në konferencë të mërkurën kishte thënë se ka disa shkolla që nuk i janë bashkuar grevës.
E nga Ministria e Arsimit u është thënë prindërve të komunikojnë me mësimdhënësit e shkollat për të mësuar nëse do të ketë mësim.