Shefi i AKI’së, Kreshnik Gashi, ka pranuar të largohet nga pozita, ashtu siç i ka kërkuar kryeministrin Avdullah Hoti.Kreshnik Gashit i është kërkuar nga Kryeministri Hoti, që ta lirojë pozitën në krye të Inteligjencës, pa u dhënë arsyet.
Megjithatë, Gashi i është bindur kërkesës së Avdullah Hotit e Vjosa Osmanit.Zyra e Kryeministrit e ka konfirmuar se shefi i AKI’së tashmë e ka pranuar largimin.
“Ka pranuar kërkesën për lirim nga detyra”, ka thënë të martën shefja e stafit të kryemistrit, Ardita Dushi.
Sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI’së, bëhet në koordinim mes presidentit dhe kryeministrit.Si rrallë herë prej që janë në pozita, Kryeministrit Hoti ishte dakorduar me ushtruesen e detyrës, Vjosa Osmanin, për shkakrimin e Gashit.
Asnjëra palë, as Presidenca e as Kryeministria, nuk ka treguar arsyet e largimit nga detyra të shefit të AKI’së.Është thënë vetëm se shkarkimi i Gashit bazohet në ligjin për AKI’në, sipas të cilit rregullohen aktivitetet, të cilat nuk i lejohen agjencisë.