Një shtetas i Turqisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:10 në Aeroportin e Prishtinës.
Policia ka njoftuar se i njëjti kishte prezantuar leje qëndrimi të Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/