Përmes faqes zyrtare, klubi futbollistik “ Liria” nga Prizreni,ka njoftuar se FC Ballkani të enjten luan ndeshjen ndërkombëtare në kuadër të konferencë ligës europiane kunder FC Shkupit në ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Për këtë ndeshje të veqantë DKRS e Prizrenit në bashkëpunim me KK të Therandës dhe FC Ballkanin kanë ndarë 150 bileta dhe 3 autobusë për KF Liria dhe futbolldashësit Prizrenas që në mënyrën më të mirë ta përkrahin Ballkanin për kualifikim në fazën grupeve e që do të ishte kuafikim historik për një klub Kosovar.
Të interesuarit për bileta për takimin e së enjtes mund të lajmërohen nesër në stadiumin e qytetit ‘Përparim Thaqi’ në Prizren nga ora 10:00.
KF Liria e falenderon FC Ballkanin për respektin e treguar dhe njëherit i dëshiron Ballkanit kualifikim në fazën e grupeve dhe një përfaqësim të denjë të futbollit Kosovar në arenën ndërkombëtare
Nisja bëhet në mënyrë të organizuar me ARPAGJIKËT nga qendra sportive ‘Sezair Surroi’ në Prizren të enjtën në ora 16:30, thuhet në njoftim./