Drejtori i anestezionit në QKUK, Nehat Baftiu nëpërmjet një njoftimi në facebook, ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga detyra si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së, shkruan Front Online.
“Unë, Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu, nga data 01.09.2022 ofroj dorëheqje të parevokueshme nga detyra ime si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së”, ka shkruar ai./Front Online/