- Reklama -

Bajrami fton deputetët ta votojnë edhe në lexim të dytë projektligjin e buxhetit për vitin 2021

Hykmete Bajrami, ministre e Financave, përmes një statusi të bërë në faqen zyrtare FB, ka falënderuar deputetetët për votimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2021.

Ajo ka ftuar ata që edhe në seancën e nesërme ta votojnë edhe leximin e dytë të këtij projektligji.

- Reklama -

Ky është postimi i plotë i saj:

Të nderuar,

Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin e buxhetit 2021. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin që po hyjmë. Ftoj deputetët që në seancën e nesërme ta votojnë edhe në lexim të dytë projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

Lajmi tjetër i mirë nga seanca e sotme është edhe miratimi i dy projekligjeve të rëndësishme, si: Projektligji Nr. 07/L-035 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Projekligji Nr. 07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort