Ligji për Kontrollin e Duhanit vazhdon të mos respektohet nga qytetarët e institucioneve publike.
Shiten pothuajse në çdo cep të qytetit.
Ligji për kontrollin e duhanit vazhdon të mos respektohet.
Drejtuesi i Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, Shkumbin Spahiu tregon për shkeljet e shumta te këtij ligji.
Spahiu pohoi që ligji shkelet edhe nga zyrtarët brenda institucioneve publike.
E nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pohojnë që janë shqiptuar gjoba për mos respektim të ligjit.
Që janë shqiptuar gjoba për zyrtarët që kanë tymosur duhan brenda institucioneve e thonë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë nga kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi nuk është marrë përgjigje sa i perket numrit të gjobave për institucionet publike.