Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar këtë të hënë Komunën e Podujevës.
Ajo është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, transmeton Klan Kosova.
“Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë”, është shprehur Bulliqi.
“E falënderova u.d. të Presidentes Vjosa Osmani për vizitën dhe u zotova për bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës”.
Pas takimi, Osmani dhe Bulliqi kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.