Të enjten, në Prizren, është lansuar platforma elektronike përmes të cilës qytetarët, gazetarët e pronarët e mediave do të kenë mundësinë që të njoftohen me informatat dhe nocionet bazike të sigurisë digjitale dhe kibernetike.
“Sot në ambientet e Hotel City në Prizren, me mbeshtetjen e FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova dhe e financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, u lansua platforma elektronike – websajti www.safejournalism-ks.net përmes të cilës qytetarët në përgjithësi, e gazetarët e pronarët e mediave në veçanti, do të kenë mundësinë që të njoftohën me informatat dhe nocionet bazike të sigurisë digjitale dhe kibernetike, gjegjësisht do sigurojnë informacione bazike për mbrojtjen e paisjeve të tyre personale dhe të punës, të dhënave personale, kujdesit për sigurinë e identitetit të tyre online si dhe të mbrohen nga kërcënimet e vazhdueshme të hakerëve.
Një ide e tillë për një platformë unike që trajton mbrojtjen digjitale dhe kibernetike është prezantuar në organizimin TechCamp Kosovo që është mbajtur në Pejë gjatë tetorit të vitit 2021, e ku pjesmarrës kanë qenë gazetar nga të gjitha vendet ballkanike.”, thuhet në njoftim.
Gjatë lansimit të kësaj platforme, është shfaqur edhe një video promovuese me sugjerime rreth mënyrës se si duhet të mbrohemi në qoftë se hasim në sulme kibernetike dhe na vidhen të dhënat personale.
“Në videon promovuese në menyrë animuar dhe e përshkruar me zë në gjuhën shqipe nga gazetari sportiv Shpejtim Kastrati, është paraqitur personazhi i Agronit i cili nga mos-pasja e njohurive bazike për sigurinë kibernetike, bëhet viktimë e një sulmi kibernetik ku të njëjtit i vidhen detajet e karteles bankare, e ku më pas jepen edhe sugjerimet e duhura se si do duhej të mbrohej Agroni, në menyrë që herave tjera të mos jetë cak i sulmeve kibernetike të hakereve.”, shkruhet në fund të këtij njoftimi.
https://www.youtube.com/watch?v=WSMebwEibYQ&t=1s
Njoftimi i plotë:
/TVPrizreni/