Përmes një komunikate në faqen zyrtare të saj, ka reaguar komuna e Prizrenit, për arrestimin e pesë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës.
Të nderuar qytetarë,
Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e denojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e resteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit.
Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunal.
Qeverisja jonë nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë, por, mbetemi përgjegjës t’i ndalojmë veprimet e tilla dhe ta ngrisim kontrollin për përgjegjësinë e zyrtarëve komunal ndaj qytetarëve.
Nga ky akt është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit, në vazhdën e realizimit të projekteve ekzistenciale për qytetarët.
Denojmë çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale dhe do të trajtohen me përpikëri.
