- Reklama -

Qeveria miraton marrëveshjen me MCC-në

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Sipas njoftimit nga Qeveria, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti gjashtëmujor i Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.

- Reklama -

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar drejt Amerikës.

Në këtë vizitë, do të nënshkruhet marrëveshja me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, që llogaritet të jetë investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë..

Një takim rreth këtij programi u pat mbajtur në Prishtinë më 5 korrik të këtij viti ku një delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe atij të  Kosovës kishin diskutuar për grantin rreth 237 milionë dollarësh.

Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

Programi do të përfshijë tri projekte:

  1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet  170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh),
  2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe
  3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.   /klankosova.tv/
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort