- Reklama -

KDI: Ministria e Shëndetësisë blen Paracetamol shumëfish më të shtrenjtë sesa që shitet në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh), përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1 gram për injeksion me çmimin prej 3.80 cent për njësi.

Ky produkt në barnatoret e Kosovës shitet një çmim rreth 1.00 euro për njësi.

- Reklama -

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë ka paguar rreth 280 për qind më shtrenjtë për produktin paracetamol.

“KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

KDI tutje i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie MSh-në për shpenzimet siç thuhet enorme, të bëra përmes kontratës me UNOPS-in për blerjet e produkteve medicinale.

“Po ashtu, kërkojmë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it”, thuhet tutje. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort