- Reklama -

Hoti thotë se brenda tre ditësh dihet emri i kandidatit për kryeministër, flet edhe për vaksinimin në veri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë. Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen. Ndërsa për çështjen e vaksinimit në veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.

“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati[…]nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.

- Reklama -

I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër ai tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.

“Mos më pyetni për çështje hipotetike, duhet ta diskutojmë brenda strukturave, dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime”, shtoi Hoti.

Ndërkohë, Hoti është pyetur edhe për vaksinat e ardhura ilegalisht në veri të Kosovës, për çka sipas tij janë duke u marrë të gjitha organet kompetente.

” Mos bëni kësi paralele, janë dy gjëra të ndryshme. Jemi pranë zgjedhjeve, normalisht strukturat e partitë mblidhen. Ndërkohë që për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente”, deklaroi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort