Zëvendësministri të Financave, Kushtrim Brahimaj, ka thënë se buxheti i vitit 2021 duhet të votohet.
Ai ka thënë se buxheti 2021 duhet të votohet në Kuvend javën e ardhshme, në të kundërt në mars do të ketë bllokadë buxhetore.
Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka shkruar se n♪7se ndodhë kjo bllokadë nëpunësit e sektorit publikë do të mbesin pa paga.
Postimi i plotë:
BUXHETI I VITIT 2021 DUHET TË VOTOHET NË KUVEND GJATË JAVËS SË ARDHSHME, NË TË KUNDËRTEN MARSI 2021 NA GJENË NË BLLOKADË BUXHETORE!
Nëse nuk miratohet buxheti nga kjo legjislaturë, në muajin mars 2021 Kosova do të futet në Bllokadë Buxhetore nga e cila pëson sektori publikë, sektori privat dhe i gjithë sistemi ekonomik i vendit. Kjo bllokadë nga muaji mars do t’i lë pa paga nëpunësit e sektorit publikë, pa pagesa përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, do të pamundësohen pagesat e punëve publike të cilat dëmtojnë direkt sektorin privat, do të bllokohen komunat që të përmbushin planet e tyre gjatë vitit të ardhshëm.
Po ashtu, mos miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë do të shkaktojë probleme serioze në menaxhimin e pandemisë COVID 19, do të krijoj vonesa në blerjen e Vaksinës kundër COVID 19 dhe do ta vonojë implementimin e tërësishëm të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kuvendi i ri dhe Qeveria e re që derivojnë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme e kanë mundësinë ligjore që në çdo kohë ta plotësojnë dhe ndryshojnë Buxhetin e vitit 2021, sipas planeve dhe objektivave të tyre qeverisëse./FrontOnline/