- Reklama -

Kërkohet që të gjithë policët t’i marrin shtesë 100 euro në muaj, pavarësisht a punuan në terren

Zyrtarët policorë aktivë do të marrin 300 euro shtesë, nga 100 euro për tre muajt e kaluar, për angazhimin e shtuar në terren gjatë pandemisë.

Këtë lajm e ka mirëpritur Sindikata e Policisë së Kosovës.

- Reklama -

Mirëpo, nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli, ka thënë se 100 eurot shtesë për muaj nuk i marrin të gjithë pjesëtarët e policisë, por vetëm ata që janë në terren.

Prandaj, ata kanë kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu që të përfshihen të gjithë policët.“Ne i kemi bërë kërkesë kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme edhe më herët që kjo pako të jetë pa ndarje. Ne kemi ndarje, sepse nuk i marrin të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës nga 100 euro shtesë në muaj. I marrin vetëm ata policë që janë në terren, por edhe këtë e mirëpresim që është bërë një plotësim”.“Ne sot i kemi shkruar kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme që të shqyrtohet kërkesa jonë që të plotësohen edhe policët e tjerë që nuk janë mbuluar me pakon emergjente. Ne jemi afër 10,000 pjesëtarë, bashkë me stafin civil. Ne kemi kërkuar që të shqyrtohet mundësia që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës t’i marrin nga 100 euro”.

Tasholli, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka treguar nëse kjo sindikatë do të marrë masa nëse nuk miratohen kërkesat që ia kanë bërë qeverisë.

“Kryeministri [Avdullah Hoti] ka premtuar që pakoja do të jetë në vazhdimësi dhe ne e kemi pakon tani për tre muaj. Është plotësuar një kërkesë e jona që ishte 100 euro shtesë. E kemi edhe një premtim që nga muaji janar pjesëtarët e policisë do ta kenë shujtën”.“Kemi marrë një letër kthyese nga kryeministri i cili na ka premtuar se do të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër. Ne kemi pasë katër kërkesa – orët shtesë dhe pakon. Orët shtesë në tërësi janë paguar, derisa tash ka mbetur edhe pako. Pako është paguar vetëm për policët e terrenit, por ne duam që të përfshihen të gjithë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort