- Reklama -

Adem Salihaj tha se Thaçi e Veseli do të dënohen, reagon Klinaku i OVL të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar ish deputetit të LDK-së, Adem Salihaj i cili deklaroi në Frontal të T7 se nëse Gjykata Speciale është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin.

Klinaku ka thënë se Salihaj “po e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton”.

- Reklama -

“Ai është kundërthënës si shumë të tjerë. Edhe thotë se Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme, edhe e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton. Njerëzit e tillë, të gjitha këto i bëjnë për arsye se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është për periudhën deri ne shtator 1999 dhe aty nuk përfshihen vrasjet e pasluftes që këta i quajnë gabimisht politike, për arsye se vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë mund të konstatojë se çfarë vrasje kanë qenë” tha Klinaku.

Klinaku, tutje deklaron se nuk janë kundër hetimit të vrasjeve por nuk e mbështesin gjykimin në gjykatë ndërkombëtare.

“Ne kemi qenë dhe jemi që të hetohet çdo vrasje, ku prej tyre janë të vrarë edhe mbi 200 pjesëtarë të UÇK-së, por nga një gjykatë vendore sepse nuk ju besojmë atyre ndërkombëtare siç është edhe Specialja në Hagë. Dhe të hetohen edhe krimet, masakrat dhe gjenocidi i shkaktuar nga Serbia pushtuese në Kosovë”, tha Klinaku për Periskopin.

I pyetur nëse Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për krime krerët e UÇK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj që po, për arsyen e thjeshtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vrasë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luftës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj në Frontal të T7.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort