- Reklama -

BE-ja e vazhdon edhe sot samitin e rëndësishëm

Sot është dita e dytë e Samitit të Bashkimit Evropian .

Gjatë mbledhjes , udhëheqësit do të zhvillojnë një diskutim strategjik se si të përforcojnë marrëdhëniet e BE-së me partnerët e tyre, përfshirë këtu edhe mënyrën se si të nxitet dialogu politik dhe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian.

- Reklama -

Poashtu, temë diskutimi do të jetë edhe lufta në Ukrainë rreth ndikimit në krizën globale të sigurisë ushqimore, mbështetja ushtarake, politike dhe humanitare.

Më pas është planifikuar të ketë një konferencë për media nga presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, dhe presidentit i Këshillit Evropian Charles Michel.

E dje , zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, Barend Leyts, ka bërë publike konkluzionet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor.

Në këto konkluzione, nuk u përmend fare liberalizimi i vizave për Kosovën, por vetëm bëhet fjalë për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzionin përfundimtar për Kosovën, njofton Kalnkosova.tv.

Teksa, në pikën e parë të këtyre konkluzioneve, thuhet se Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektiven e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në ditën e dytë të këtij Samiti, presidentja e Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme pasi ka udhëtuar në Tajlandë e Singapor, si përfaqësuesja e parë e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort