I hapet rruga Shqipërisë drejt BE-së, Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se Bullgaria ka vendosur ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i hapin negociatat për anëtarësim në BE.

“Falënderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Kuvendi i Bullgarisë tani ka votat e nevojshme të votojë për heqjen e vetos dhe pritet që votimi të ndodhë sot.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2019 kishte vendosur veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar fillimisht arritjen e një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë e kishte bllokuar procesin e anëtarësimit edhe për Shqipërinë.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Takimi Biden-Putin përfundon dy orë më herët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...

Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës mund të zgjasin me vite

Njerëzit do të mund të kenë nevojë për të...

Gjermania në mungesë të punëtorëve në 148 profesione

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e...

Shtatë serbë nën aktakuzë për gjenocid ndaj boshnjakëve

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort