- Reklama -

Ambasadori shqiptar në OKB i drejtohet Rusisë: Haradinaj u përball me drejtësinë dhe fitoi, a do ta bëni edhe ju të njëjtën gjë?

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB ku ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i ka kthyer përgjigje Rusisë për të cilën ai thotë se ka përmendur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hoxha u shpreh se Haradinaj, i cili u përmend konkretisht, u gjykua dhe u lirua dy herë si i pafajshëm.

- Reklama -

“Ai nuk u fsheh, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, u vu në dispozicion të drejtësisë, u përball me faktet, u shpall i pafajshëm dhe doli i lirë”, ka shtuar Ambasadori shqiptar.

“A do të bëjnë të njëjtën gjë ushtarët dhe politikanët rusë fajtorë për një krim agresioni dhe krime të tjera të rënda?”, ka thënë Hoxha.

“ICTY (Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), hetoi në Shqipëri, haptas, lirisht dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar ndonjë nga akuzat. As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi hiçin”, ka përmbyllur fjalën e tij Hoxha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort