Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka zhvilluar sot një vizitë në pikën kufitare në Bërnjak.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i këtij Komisionit, Bekë Berisha.
Berisha nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë vizitë, përpos se kanë ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak.
I njëjti ka publikuar edhe disa fotografi të realizuar bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit përgjatë kësaj vizite.