Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në një konferencë për media ka bërë me dije se “Strategjia e re e Energjisë 2022-2031”, do t’i jep formë ekonomisë dhe sektorit të energjetik të Kosovës.
“Ka qenë tejet e rëndësishme që strategjia e energjisë të jetë e balancuar, strategjia paraqet rrugine e re që të e cim përpara. Në këtë strategji kemi dhënë zgjidhje të reja për energjinë”, tha ajo.
Sipas saj siguria e furnizimit do të përforcohet që të kemi stabilitet. “Në Termocentralin “Kosova B” do të bëhet investime për të arritur efiçiencën dhe për të ulur ndotjen. Një njësi Kosova e A, do të revitalizohet”.
Po ashtu sipas saj do të punohet për të ndërtuar kapacitet të reja për të prodhuar energji nga dielli dhe era. Sipas saj synohet që në vitin 2028 njësitë e “Kosovës A”, të punojnë vetëm gjatë dimrit kur ka nevojë më shumë për energji.
Ministrja Rizvanolli ka folur edhe për integrimin e energjisë me Shqipërinë, për të cilën tha se qeveria e Kosovës është e interesuar për të thelluar bashkëpunimin./rtk.info/