Analisti i vëmendjeve politike, Vigan Qorrolli ka përmendur arsyet juridike se pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021.Arsye pse Kurti mund të jetë kandidat për deputet është se vepra e kryer në vitin 2018, sipas Qorollit, nuk krijon pasoja juridike, shkruan GazetaBlic.“V. Prandaj vepra penale për të cilën është shpallur fajtor Albin Kurti e lejon atë të merr pjesë në zgjedhje dhe të certifikohet nga KQZ, nga ky institut juridik i paraparë me Kodin Penal të Kosovës, sepse vepra e kryer prej tij në vitin 2018 NUK KRIJON PASOJA JURIDIKE”, ka shkruar ai pos tjerash.
Postimi i plotë:ARSYEJA JURIDIKE pse Albin Kurti MUND të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021!I. Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të 21 dhjetorit në rastin “Etem Arifi” e vendosi një standard të ri juridik të paraparë edhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke ua ndaluar personave të dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit – të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.
II. Me të drejtë u ngritë dilema e pjesëmarrjes në zgjedhje të të dënuarëve me kusht në proceset gjyqësore të vitit 2018, në mesin e të cilëve edhe kryetari i LVV, Albin Kurti. U tha që ai nuk mund të kandidojë në zgjedhje meqë ka një dënim të plotëfuqishëm gjyqësor. Ani pse dënim me kusht dhe jo dënim efektiv me burg.III. Por këtë dilemë e ka të zgjidhur Kodi Penal i Kosovës dhe jurisprudenca kosovare.Dënimin me kusht – Kodi Penal i periudhës kur është kryer vepra penale nga z. Kurti, e për të cilën ai është gjetur fajtor nga Gjykata kompetente – e liron atë nga pasoja juridike.Neni 100, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës nr. 04/L-082 të vitit 2012 (të shpallur në Gazetën Zyrtare më 13.07.2012) thotë:{…} “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi.”IV. Sipas parimit kushtetues të legalitetit të mishëruar në nenin 33 (4) të Kushtetutës së Kosovës – “dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”.V. Prandaj vepra penale për të cilën është shpallur fajtor Albin Kurti e lejon atë të merr pjesë në zgjedhje dhe të certifikohet nga KQZ, nga ky institut juridik i paraparë me Kodin Penal të Kosovës, sepse vepra e kryer prej tij në vitin 2018 NUK KRIJON PASOJA JURIDIKE.