Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Forumin e bizneseve të diasporës, ku është diskutuar për investimet e diasporës në nivel komunal.
Postimi i plotë:
“Në Formumin e Bizneseve të Diasporës, pata kënaqësinë të diskutoj për Investimet e Diasporës në nivel komunal, ku shpalosa dhe planin e qeverisjes sonë duke theksuar se Prizreni është vendi i duhur për të bërë investime, prandaj i ftova bizneset e diasporës që të investojnë.
Natyrisht, diaspora e Kosovës njihet për përkushtimin që ka dhe këtë e tregon përmes remitancave, por, do të ishte mirë që këto remitanca të drejtohen ndryshe në të ardhmen. Megjithëkëtë, diaspora paraqet një kapital jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor”.