Pagëzimi i fëmijëve ka pësuar ndryshime ndër vite në vendin tonë, kjo meqë foshnjet janë emëruar me emra shqip, të huaj e me emra fetarë të cilët gjinden në librat e shenjtë, qoftë Kuran apo Bibël.
Ndërsa një çift nga Gjakova, ka vendosur që vajzës së tyre t’ia lënë një emër të rrallë, Ukraina.
Nuk dihet nëse motivi i këtij pagëzimi është lufta e cila po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë, që ka filluar më 24 shkurt të këtij viti, por që ky emër është i rrallë në Kosovë, kjo është e sigurt.
Në këtë klinikë përveç Ukrainës, kanë ardhë në jetë edhe fëmijë të tjerë të cilët janë quajtur: Lurn, Amin, Joni dhe Ami.