Ka disa ditë, ndriçimi publik në fshatin Zhur po vazhdon të qëndroj i ndezur gjatë gjithë ditës ndërsa në mbrëmje lagje të ndryshme pothuajse janë në errësirë të plotë.
Pse po ndodh kjo, nuk kemi informacion konkret nga institucionet përgjegjëse.
Keds-i edhe pse është i informuar me kohë nga vet banorët e këtij lokaliteti për këtë problem, ende nuk ka ndërmarr asnjë veprim konkret, raporton TV Prizreni.
Këto janë disa nga fotografit të dërguara në redaksi të Televizionit të Prizrenit.