Mëngjesin e së premtes në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar një person i cili ishte në kërkim policor tash e një kohë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 48-vjeçari po kërkohej pasi ishte dënuar për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’ dhe ‘Vjedhje e shërbimeve’.
Pas arrestimit nga Policia Kufitare, i dyshuari është dërguar në Gjykatë ku ka bërë pagesën e dënimit dhe më pas është liruar.