Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se Qeveria Kurti është pro UÇK’së dhe luftës.
“Qeveria sot s’është anti-UÇK. Qeveria është pro UÇK’së dhe pro luftës. Madje në gjendjen aktuale përpiqemi ta ndryshojmë, synim i joni është pikërisht me e vu luftën e vendit tonë, luftën e popullit tonë për çlirim si temel të lirisë sonë. Gjykatën e Hagës e konsiderojmë si të padrejtë dhe fatkeqësisht është votu në Parlament”, ka deklaruar Aliu të premten në T7, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka treguar se ka qenë në Hagë, ku tha se ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen atje.
Atje tha se ka takuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi,
Ka deklaruar se i viziton rregullisht.
“Unë kam qenë i kam vizitu dhe shkoj rregullisht. Kam pas rast me i taku edhe tjerët. Edhe z.Gucatin, edhe z.Haradinaj. Kam pas rast edhe z. Jakup Krasniqin edhe me e taku z.Hashim Thaçin. Kadrin e kam pa vetëm prej së largu. Por i kam taku të gjithë. Kam pas rast me i taku. Ata sot janë atje të akuzuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale, që është një akuzë e padrejtë”, ka thënë Aliu.