Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores për përcaktimin, kriteret kushtet dhe procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për interes publik, për periudhën më pak se një vit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Nenit 6 pika 1.6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për përcaktimin, kriteret kushtet dhe procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për interes publik, për periudhën më pak se një vit
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 02.06.2022 deri me datën: 02.07.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 15.06.2022, në sallën e Administratës Komunale e cila është ne katin e trete-ndërtesa e ekzekutivit komunal, me fillim në ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 30.06.2022 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: [email protected] , [email protected] dhe [email protected] .
Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për përcaktimin, kriteret kushtet dhe procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për interes publik, për periudhën më pak se një vit vit, mund vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën konsultime publike, në nënvegëzën rregulloret në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren
Njoftimin në gjuhën shqipe mund ta gjeni në vegëzën në vijim:
https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2022/06/15.06.2022-1.pdf
Boşnakça dilindeki duyuru bu bağlantıda yayınlanmış olarak bulunabilir:
https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2022/06/15.06.2022-2.pdf
Obavijest na bosanskom jeziku objavljena je na ovom linku:
https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2022/06/15.06.2022-3.pdf