Pritet rritje e çmimit të derivateve në Kosovë

Rritje e çmimit të derivateve pritet gjatë ditëve në vijim në Kosovë, si pasojë e lëvizjeve të çmimeve në Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, përcjell albinfo.ch.

“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra, sepse ka lëvizje në Berza. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Berjani.

Gjatë ditës së djeshme çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 centë kurse Benzina 1.66 centë.

Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo, shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marrë vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort