Home ROZË Bukuroshja nga Kosova ‘rrëmben’ kurorën e më të bukurës gjermane

Bukuroshja nga Kosova ‘rrëmben’ kurorën e më të bukurës gjermane

0
Bukuroshja nga Kosova ‘rrëmben’ kurorën e më të bukurës gjermane

Më e bukura e Gjermanisë zgjidhet një shqiptare. Miss Grand Germany është një ndër tri kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë botërore

Këtë vit, bukuroshja me origjinë nga Kosova, nga qyteti i Prishtinës, Arlinda Prenaj, ka fituar kurorën e Miss Grand Germany 2020, transmeton albinfo.ch.

Ajo është shpallur më e bukura e Gjermanisë, ndërsa në vitin 2019 ishte shpallur “Miss Grand Kosovo”.

Vlen të theksohet se pas këtij triumfi bukuroshja në fjalë do të përfaqësojë Gjermaninë në gara internacionale, ka shkruar vet ajo në llogarinë e saj Instagram.

Kujtojmë që Miss Grand radhitet si një ndër tri kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë botërore. /Albinfo.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here