Një 30 vjeçar mbi i vrarë nga arma e zjarrit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Sipas policisë, për vrasjen e tij po dyshohet një person me inicialet Q.J.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin.Jashari tha se ngjarja fillimisht ka ndodhur para një marketi ku një patrullë e policisë ka qenë afër.
“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari për kallox.com.
Tutje, kryeprokurori tha se hetimet kanë nis ndaj të dyshuarit për vrasje por edhe ndaj zyrtarit të Policisë së Kosovës.
“Gjithashtu, edhe ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar hetime nga Inspektori Policor i Kosovës. Prokuroria aktualisht është duke e përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai.