Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim anëtarët e “Royal College of Defence Studies” (Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes), të cilët çdo vit kryejnë turne tri javore në pjesë të ndryshme të botës.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë t’i takoj anëtarët e “Royal College of Defence Studies” (Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes), të cilët çdo vit kryejnë turne tri javore në pjesë të ndryshme të botës. Prezantova para tyre projektin e detajuar dhe atraktiv për investitorët e huaj në Prizren dhe shpalosa prioritetet e Komunës për muajt e ardhshëm.
Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes (RCDS) është institucion i njohur ndërkombëtarisht dhe pjesë e Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.