- Reklama -

Kurti dhe Vuçiq do të jenë bashkë në një ngjarje në Davos të Zvicrës

Pas dy përballjeve në Bruksel në verën e vitit 2021, takimit të këtij maji në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do ta kenë rastin edhe për një përballje të katërt në Davos të Zvicrës, në kuadër të një diskutimi në “World Economic Forum” që ka filluar më 22 maj e do të përfundojë më 26, raporton Gazeta Express.

Siç kanë njoftuar edhe nga qeveria kosovare, ashtu edhe nga presidenca e Serbisë, të dy do të marrin pjesë në eventin “ “Diplomacy Dialogue for the Western Balkans”.

- Reklama -

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.Atje ai do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” ”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe nga Serbia kanë njoftuar se presidenti serb, Aleksander Vucic, do të marrë pjesë në takimet përgjatë “World Economic Forum” gjatë të martës dhe të mërkurës (24 dhe 25 maj).

Derisa është bërë e ditur se edhe Vuçiq do të marrë pjesë në sesionin “Dialogu Diplomatik në Ballkanin Perëndimor” në Davos të Zvicrës.

Kurti dhe Vuçiq ishin përballur në një organizim në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih gjatë vitit 2020, përballje kjo që ishte shoqëruar me tensione mes dy liderëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort