- Reklama -

Jo të gjitha sindikatat i duan paratë e Trustit

Sindikatat kosovare nuk e kanë një qëndrim unik karshi nismës parlamentare për tërheqjen e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust).

Derisa Bashkimi i Sindikatave të Pavarura deklarohet pro, dy sindikata vartëse të saj, ajo e sektorit privat, dhe ajo e arsimit, shkencës dhe kulturës, kërkojnë që kjo të bëhet vetëm me kushtin e rimbursimit nga qeveria. Ndërsa ajo e shërbyesve civil, zgjidhjen e vetme për krizën e sheh te rritja e pagave.

- Reklama -

“Ne e përkrahim tërheqjen e parave nga Trusti. Kjo është kërkesë e anëtarësisë së përgjithshme të BSPK-së. Me anë të një sondazhi që e kemi bërë ka dalë që mbi 90 përqind janë për tërheqjen e asaj pjese, kjo duke e marrë parasysh situatën e rëndë të punëtorëve në këtë kohë të vështirë të post pandemie”, anëtari i kryesisë së BSPK-së, Nexhat Llumnica, për Klankosova.tv. “Kohë më e vështirë nuk do të jetë ndonjëherë”.

E nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, thotë se kjo sindikatë do garanci nga qeveria për rimbursimin e mjeteve.

“E mbështesim me kushtin që Qeveria e Kosovës të rimbursojë këtë për një interval kohor kur ata e parashohin. Pra, kur është e mundshme të ketë tërheqje të parave, por edhe të bëhet një rimbursim i të gjitha mjeteve. Duhet të ketë një fond të mjaftueshëm që punëtorët të kenë para kur të dalin në pension”, ka thënë Ymeri për KlanKosova.tv.

Rimbursimin po e kërkon edhe Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK).

“Nëse shteti e stimulon gjithë këtë duhet të bëhet tërheqja. E nëse shteti nuk e stimulon atëherë ka qenë mirë të lihet tek punëtorët që të vendosin vet ata nëse dëshirojnë t’i tërheqin paratë e tyre nga Trustti”, ka thënë Azemi për KlanKosova.tv.

Por, krejt tjetër qëndrim ka Mursel Zymberi, që e drejton Sindikatën e Shërbyesve Civil të Kosovës.

“Përderisa dikush i shfrytëzon paratë e Trustit tani, ka me lënë keq veten në kohën më të keqe. Qeveria do të duhej të një zgjidhje që të ngris pagat me para të veta me e përmirësu jetën e punëtorit. Paratë e Trustit janë para tonat”, ka thënë Zymberi.

Gjatë ditës së djeshme, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se javën tjetër do të dalë në diskutim në Kuvend puna e Trustit.

Kjo, derisa Qeveria ka bërë me dije qysh para një muaji se nuk e përkrah tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort