- Reklama -

Lëshohet urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar arrestimin dhe shoqërimin me forcë të ish-shefit të operativës në policinë e Kosovës, Zhelko Bojiq, i cili dyshohet për veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Mësohet se në bazë të aktakuzës, e cila është ngritur ndaj të pandehurit më 19 qershor 2020, ngjarja kishte ndodhur gjatë vitit 2015 në veri të Mitrovicës, derisa Njësiti anti-drogë po zhvillonte një aksion që synim kishte kapjen e një sasie të madhe drogë nga një automjet Land Rover.

- Reklama -

Mirëpo, dyshohet se me urdhrin e togerit Zhelko Bojiq, njerëz të caktuar të krimit, kishin arritur ta pengojnë Njësitin anti-drogë, duke pamundësuar kështu aksionin policor.

Bojiq ka më shumë se dy vite që kur ka ikur nga Kosova, ndërsa thuhet se fshihet në Serbi.

Kujtojmë se në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zhelko Bojiq identifikohet si pjesëmarrës i grupit të krimit të organizuar, grup ky që ishte angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë./Kp

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort