Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për shkurorëzimet.
Sipas të dhënave nga Agjencia rezulton se është rritur numri i shkurorëzimeve nga janari, megjithatë në muajin shkurt numri i divorceve ka qenë më i madh.
Agjencia njofton se në “Statistikat e Lindjeve Vdekjeve Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve” figurojnë 344 shkurorëzime.
Theksojmë se të dhëna të ngjashme përpunohen çdo muaj nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.