Pasi nuk arriti ta fitoj ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë, pronari i ri i Lirisë Rrahman Kiqe, ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan për të arriturat në sezonin 2021/22.
Ai ka siguruar që në sezonin e ri së bashkë me Komunën, tifozët e donatorët, do të punojmë dhe angazhohemi fuqishëm për kthim në elitën e futbollit kosovar, ka thënë Kiçe.
Shkrimi i plotë:
Pas përfundimit të edicionit 2021/22
Pronari i Lirisë ka këtë me mesazh:”Nuk ndalemi, projekti ynë tek ka nisur”
Me rastin e përfundimit të garës së barazhit, drejtuesit e Lirisë, shprehin respektin dhe falenderimin për secilin anëtarë të klubit.Nisur nga shtabi teknik, futbollistët (që janë më meritorët) administratën, mirëmbajtësit dhe anëtarët tjerë. Falenderim për tifozët e zjarrtë Arapagjik’t, donatorët e veçmas Komunën e Prizrenit, si mbështetës i fuqishëm.
Kontributi i Juaj, i secilit është për çdo falenderim.
Mjerishtë, nuk arritëm objektivin që patëm.
Futbolli është i pa parashikueshëm.Thjeshtë nuk e kishim ditën.
Pronari i ri i Lirisë z.Rrahman Kiqe, për gjithë adhuruesit e mbështetësit e klubit ka këtë mesazh:”Në emër timin dhe stafit që e përfaqësoj projektin e ri për FC Liria, i drejtohem opinionit sportiv të Prizrenit dhe dashamirëve të Lirisë, veçanëtisht Arpagjikëve, me falenderim të madhë, për përkrahjen në përfundimit të edicionit.
Ju siguroj, se projekti ynë i prezantuar më herët, sapo ka filluar. Ne, Ju sigurojmë se bashkë me Komunën, tifozët e donatorët, do të punojmë dhe angazhohemi fuqishëm për kthim në elitën e futbollit kosovar dhe prezantimin konkurues në Europ.Lirisë, do t’ia kthejmë namin”, përfundon mesazhin z. Kiqe, me konstatimin se në futboll, jo gjithmonë fiton më i miri, duhet edhe fat.
#nukndalemi
#bashkëebëjmësuksesin
—–
RAHMAN KIÇE, MERR NË PRONËSI LIRINË, PREMTON DITË MË TË MIRA PËR SKUADRËN PRIZRENASE
Të hënën pasdite, ështrë bërë pranim-dorëzimi i kompetencave nga ish kryetari i deritashëm i KF “Liria”, Qemal Krasniqi, tek pronari i ri, Rahman Kiçe, i cili ka marrë në menaxhim për një periudhë 10 vjeçare skuadrën prizrenase. Në një takim modest në zyret e KF ” Liria”, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Adem Morina, miq e bashkëpunëtorë të pronari të ri, si dhe veteranë të klubit prizrenas. Kryetari Totaj, falënderoi për punën tij kryetarin e deritashëm, ndërsa tha se dhënia në menaxhim e Lirisë z. Kiçes, pritet të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e klubit prizrenas, pasi për një gjë të tillë ekziston edhe një projekt i mirëfilltë. Ndërkaq, pronari i ri i klubit, Rahman Kiçe, premtoi angazhime konkrete që Liria të jetë një klub bashkëkohor dhe t’i gëzojë tifozët e saj të shumtë.