- Reklama -

Kancelari gjerman pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin tjetër

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se do të udhëtojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, përkatësisht më 23 -24 qershor.

Scholz para deputetëve gjermanë tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë aspirata për anëtarësim në BE dhe BE-ja duhet t’i përmbahet zotimeve të saj për rajonin, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

- Reklama -

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare. Mbajtja e zotimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë.

Derisa Kancelari Scholz shprehet pro integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti francez Macron ka shfaqur edhe njëherë skepticizimin e tij që gjashtëshja ballkanike të jetë pjesë e unionit.

Macron që u rizgjedh president i Francës pas zgjedhjeve të fundit atje, propozoi një organizatë të re politike që do t’i përfshinte shtetet që ndajnë vlerat e BE-së por që s’janë pjesë e bllokut.

Ky propozim i tij është parë si përpjekje për ta ndalur zgjerimin e BE-së.

Franca aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të BE-së, dhe një samit i liderëve BE-Ballkan Perëndimor do të mbahet pikërisht me 23 qershor kur edhe mbahet takimi i Këshillit të BE-së.

Franca është një nga shtetet skeptike edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe në presidencën e saj gjashtë mujore s’e ka shtyrë përpara çështjen e vizave në Këshill.

Në anën tjetër, Kancelari gjerman Olaf Scholz, në takimin që ka pasur në Berlin me kryeministrin Kurti u shpreh se do të angazhohet personalisht në takimet me liderët evropianë që Kosovës t’i hiqen vizat.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort