Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, ka urdhëruar Drejtorinë e Admisnitratës, që duke filluar nga dita e sotme, 21 dhjetor 2020, e deri më 21 janar 20121, parkingu në oborrin e komunës, të jetë në shërbim vetëm të mërgimtarëve.
Me këtë urdhëresë ndalohet parkimi i veturave nga zyrtarët komunal apo veturat tjera private.
“Në urdhëresën administrative, 01/1379 të datës 21/12/2020, urdhërohet Drejtoria e Administratës, që përmes shërbimit të sigurimit, të ndaloj parkimin e automjeteve private në oborrin e komunës për të gjithë punëtorët e administratës së komunës dhe të gjitha veturat tjera private, nga ora 08:00-16:00, për shkak të lirimit të hapësirës së mjaftueshme për parkim gjatë marrjes së shërbimeve komunale, për të gjithë mërgimtarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë” thuhet në komunikatën e komunës.
Kujtojmë se kjo udhëresë lëshohet tash e disa vjet nga komuna e Malishevës.