Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paraqitur masat e reja që janë propozuar pas takimit me Komisionin për koordinim për situatën me COVID-19.
Zemaj ka thënë se njëra nga këto pika është edhe ajo e mbajtjes së ligjëratave online në të gjitha universitet private dhe publike.
- Reklama -
“Ligjëratat në universitetet private dhe publike do të zhvillohen online, puna praktike dhe provimet do të realizohen në prani fizike por duke respektuar masat e parandalimit të COVID-19”.
Ndërsa për shkolla Zemaj ka thënë se ato do të kenë më shumë mbikëqyrje.
“Nga takimi i fundit i datës 10 që kemi pas me komitetin 10 shkolla kanë kaluar nga sistemin a tek c dhe mbikëqyrja është e madhe”, ka thënë Zemaj.
- Reklama -