- Reklama -

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Qeveria shqiptare do të dhurojë 1 milion euro në ndihmë të Ukrainës në Konferencën e Donatorëve.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se vendi po jep kontribut për ngjarjet ne Ukrainë.

- Reklama -

Rama tutje tha se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën nuk do të ndalet.

“Shqipëria është një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurisë të OKB-së, ku jemi dhe bashkëpenmbajtës me SHBA-të për Ukrainën dhe në koordinim me vendet e tjera, po japim kontributin tonë në inicimin e takimeve dhe dokumentimin e ngjarjeve të luftës në ndihmë të Ukrainën. Nga ana tjetër, në mënyrë bilaterale, kemi qenë ndër të parët që kemi kontribuar me municione për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Gjithashtu kemi rregulluar anën ligjore për të lejuar ukrainasit për të ardhur në vendin tonë për një periudhë kohe nëse dëshirojnë. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që kjo nuk do të ndryshoje fatin e luftës, apo rindërtimin e vendit, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falënderues për të dy si kryeministrin polak ashtu dhe atë të Suedisë që na bëri pjesë të kësaj konference. Ne do të bëjmë më të mirën për ukrainasit dhe Ukrainën me qëllim përfundimin e luftës dhe arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama në këtë konferencë.

Që në fillim të luftimeve, Shqipëria ka qenë në mbështetje të Ukrainës, ndërsa këtë të martë, presidenti i Ukrainës foli në parlamentin shqiptar, ku ndër të tjera falënderoi vendin tonë për mbështetjen.

Ndër të tjera, Zelensky kërkoi mbylljen e porteve për anijet ruse dhe ndalimin e turistëve nga Rusia.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort