Policia e Kosovës ka arritur që pas disa muajsh hetimet të arrestojë të dyshuarin që e mashtroi një qytetar në Prishtinë, duke u prezantuar si punëtor i Shoqatës Humanitare “Karitasi Zviceran”, të cilit i premtoi banesë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është i B.H. I dyshuari ishte denoncuar në fillim të muajit janar nga një qytetar që kishte rënë pre e mashtrimit të tij, duke i premtuar se do t’ia siguronte një banesë në vlerë prej 62 mijë eurove.
Pas veprimeve hetimore që kanë zgjatuar disa muaj, Policia ka ndaluar mbrëmë të njëjtin, i cili është intervistuar në stacion policor si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mashtrimi”.
Siç mëson Sinjali, gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar se e ka mashtruar viktimën që e raportoi, duke mos mohuar asgjë nga denoncimi i tij.
Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet na mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Drenas.
/GazetaSinjali/
