Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 37 vjeçarin në Prishtinë i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje.
Përmes një komunikate për media behet e ditur se personi me inicialet V.K., dyshohet se vjedhjet i ka kryer kryer brenda banesave kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Ndërsa, më vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./FrontOnline
Komunikata e plotë:
Sot njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.
I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar , i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.
