Mërgimtarë të shumtë kanë arritur këtë të shtunë në Kosovë, pak ditë para ndërrimit të motmoteve.
Ndër vite, ata ia mësyejnë Kosovës, me qëllim që festat e fundvitit t’i presin bashkë me familjarët më të ngushtë, shkruan IndeksOnline.
- Reklama -
Vetëm sot gjatë ditës janë realizuar gjithësej 56 fluturime nga vende të ndryshme të botës.
Ndërkohë që kolona të gjata me mërgimtarë, raportohet të ketë edhe në pikat kufitare Slloveni- Kroaci, të cilët po detyrohen të presin deri në 12 orë.
- Reklama -