- Reklama -

Bilall Sherifi: Fatmir Limaj është kandidat i denjë për të qenë president i ardhshëm i Kosovës

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se kryetari i partisë në të cilën gjendet, Fatmir Limaj, është i denjë për të qenë president i ardhshëm i Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Por, Sherifi thotë se pozicioni i Nismës është se tavolina për çështjen e presidentit nuk duhet të kushtëzohet me kandidatura paraprake.

- Reklama -

“Ju e dini që pozicioni i Nismës është që nuk duhet tryeza të ngarkohet me propozime paraprake, pra nuk duhet të ketë propozime e aq më pak kushtëzime para se palët të ulen në tavolinë dhe cila do të ishte zgjidhja që do t’i ofronte vendit kjo tavolinë për Nismën do të ishte e pranueshme. Nisma nuk e ka kusht e as problem çështjen e kandidaturës, por nuk mund të themi që zotëri Limaj nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president i vendit dhe unifikues i pozitës e opozitës. Ai është kandidat i denjë, po aq sa mund të jenë edhe kandidatë të tjerë, por siç thashë Nisma vazhdon të jetë në pozicionin që të shkojë në tavolinë pa kushte dhe pa propozime paraprake, le tja lëmë tavolinës propozimet. Kushdo që ka diçka të thotë le të flasë në tavolinë, kjo përvoja disa ajvëshe me propozimet paraprake dinë të shndërrohen edhe në kushte që e pengojnë edhe organizimin e tavolinës. Jemi për tavolinë pa kushte e propozime paraprake”, tha Sherifi për Gazeta Blic.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort