Prokurori i Speciales e ka arsyetuar vazhdimin e hetimeve nga ana e tyre, pasi kjo është kritikuar nga mbrojtësit e të akuzuarve.Në seancën paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai ka përmendur edhe dëshmitarë që sipas tij, në fillim kanë pasur frikë të dëshmonin, ndërsa tani mund ta bëjnë këtë.
“Duke filluar nga paraqitja e dëshmitarëve që kanë pasur frikë, që tani kanë kurajo të japin informacion, deri te zbulimi i materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë prokurori, duke arsyetuar vazhdimin e hetimeve nga ZPS.
Në anën tjetër, mbrojtësit e shumë të akuzuarve kanë pasur vërejtje për vazhdimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë, duke hedhur dyshime për provat.