Një 21 vjeçar është dërguar sot pa shenje jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Duhël të Suharekës.
Sipas një njoftimi nga QKMF e Suharekës në Facebook, i riu ka pësuar arrest kardiak, të cilin e kanë shpëtuar mjekët duke e rikthyer në jetë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Sot ne QMF Duhel eshte sjellur nje pacient i moshes 21 vjeç pa shenja jete Dg:Arrest cardiac.
Ekipi urgjences nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun.
Pacienti është derguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.
Falenderim stafit te QMF Duhël dhe ekipit te urgjencës se QKMF-së.