Kanë përfunduar me sukses punimet e konferencës dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demoktratik (NDI), mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Mbi 120 pjesëmarrës ishin pjesë e Javës së Gruas 2020 ku u mbajtën dhjetë sesione diskutuese me tema të ndryshme, nën moton e përgjithshme “Ta ndryshojmë fytyën e politikës: Koha është tani!”.
Alia El-Yassir, Drejtore Rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore në UN Ëomen, tha se arritja e barazisë gjinore në pjesëmarrjen politike është vlerë e natyrshme dhe instrumentale.
Gjatë ditës së sotme u diskutua lidhur me zhvillimin e politikave për menaxhimin e pandemisë dhe pasojave të saj, njëkohësisht për përfshirjen e grave në vendimmarrje, me kryeministrin e vendit Avdullah Hotin.
Kryeministri përmendi Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro dhe theksoi se duhet të parandalohet dalja e bizneseve nga tregu, ngase sipas tij kushton më shumë se sa kthimi i tyre në treg. Hoti gjithashtu tha se gratë janë prekur më shumë se se burrat nga pasojat e pandemisë Covid-19, përderisa foli edhe për pozicionin e tyre në shoqërinë kosovare.
“E vetmja mënyrë për t’i fuqizuar gratë në shoqëri është përmes fuqizimit ekonomik dhe arsimor” është shprehur ai.
Sa i përket zhvillimeve politike në vend, Hoti pohoi se duhet të ketë konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe se nuk ka vullnet për këtë, atëherë do të bisedohet për datën e zgjedhjeve.
Ndërsa me ish-kryeministrin Albin Kurti u diskutua për ngjitjen e “shkëmbit të qelqtë” nga gratë dhe të rinjtë, me ç’rast ai theksoi se duan t’i japin fund kundërthënies në mes të përfshirjes dhe pjesëmarrjes, në favor të pjesëmarrjes së grave.
“Solidariteti gjinor nëpër organe të ndryshme partiake dhe të tjera që i bëjnë bashkë gratë, duhet të jetë kryefjala e emancipimit në muajt dhe vitet në vijim”.
“Le të mos kufizohemi vetëm tek përfaqësimi politik, mirëpo të themi që arsimimi, shëndetësia luajnë rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e rolit të gruas brenda shoqërisë; rregullimi i kujdestarisë së prindimit; numri i çerdheve; pushimi i lehonisë; bursat dhe përkrahja financiare për gratë; ndihma me kontrolle rutinore pa pagesë sidomos ato që kanë specifika gjinore siç është kanceri i gjirit. Që të rritet numri i grave që perfaqësojnë ne duhet t’i përmirësojmë kushtet e tyre në vendet e punës, vendet e shkollimit dhe familjet e tyre”, ka thënë Kurti,
Në fjalën e tij përmbyllëse Ambasadori i i Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Alan Boëman, e cilësoi Javën e Gruas si shembull të modeleve për t’u ndjekur, e që sipas tij janë qenësore për arrtjen e barazisë gjinore si dhe shpërfaqin rëndësinë e përfshirjes së burrave në këto çështje.