- Reklama -

VV, Agim Veliut: Të kemi treguar se si i fitojmë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet në Podujevë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit ka deklaruar se partia e Albin Kurtit s’mund t’i fitojë 40 për qind të votave nëse mbahen zgjedhjet, e lëre më 50.

Duke e komentuar këtë deklaratë, Bajqinovci ka përmendur fitoren e VV-së në bastionin e LDK-së në Llap me mbi 50 për qind të votave me kandidatin e tyre, Shpejtim Bulliqi, zgjedhje këto të mbajtura më 29 nëntor.

- Reklama -

“Agim Veliut i kemi treguar se si i kemi fituar 50 për qind në zgjedhjet e mbajtura në Podujevë. Edhe në nivel nacional, zgjedhjet që priten të mbahen në maj, VV do t’i fitojë mbi 57 për qind. Kjo shifër po del nëpër sondazhe, s’po bëhet më fjalë për 51-52 për qind”, ka thënë Bajqinovci.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë LDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato të mbahen, për të cilat Veliu shton se VV, sipas tij, s’mund t’i fitojë as 40 për qind.

“Sondazheve të fundit s’iu besojë në asnjë mënyrë, që kanë thënë se LDK-ja bie në vendin e tretë. Nuk mundet Vetëvendosja në asnjë mënyrë me i fitua 50 për qind, as 40 s’mundet t’i fitojë. Pra, jemi të gatshëm kurdo që krijohen kushtet dhe kurdo që duhet që shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Veliu.

Mundësinë e shkuarjes në zgjedhje s’e ka përjashtuar edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.

“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, është shprehur Hoti sot gjatë një konference për medie.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort